Sport

VIDEO/ Lorenzo Insigne shënon një gol perlë në MLS dhe i jep fitoren Torontos...

Lorenzo Insigne shënoi golin e tij të dytë këtë sezon dhe i dha fitoren Toronto FC, kundër Charlotte, në raundin e 3-të të MLS.

10 Mars 2024, 10:07 Nga DOSJA

VIDEO/ Lorenzo Insigne shënon një gol perlë në MLS dhe i jep

SHBA - Sulmuesi italian ‘ish’ i Napolit, Lorenzo Insigne, i cili ndodhet prej një sezoni e gjysmë në SHBA, e mori topin brenda nga e majta dhe gjuajti me hark, duke e dërguar topin në këndin e sipërm, pa i dhënë asnjë shans portierit për të reaguar.

Kishin mbetur vetëm dhjetë minuta deri në minutën e 90-të kur u shënua goli, i cili i dha tre pikët kanadezëve. Toronto tani është e barabartë në krye të Konferencës Lindore, me shtatë pikë, po aq sa Inter Miami, nën drejtimin e Lionel Messit dhe kompanisë së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll