Bota

Po nxitonte për të kryer transplantin e veshkës, 50-vjeçari italian "mbahet peng" nga shoferi i taksisë, nuk kishte paratë e plota për pagesën

Nga 20 euro që tregonte taksimetri, 50-vjeçari kishte vetëm 14 euro. Ngjarja që tashmë është në hetim ka ndodhur më 3 mars, ndërsa presidenti i kompanisë së Taxi Torino dorëzoi në polici të dhënat e shoferit të taksisë.

10 Mars 2024, 10:38 Nga r.ll
Po nxitonte për të kryer transplantin e veshkës,
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje jo e zakontë raportohet se ka ndodhur në Torino me një shofer taksie. Një 50-vjeçar italian i cili po nxitonte të shkonte në spital pasi u lajmërua se do të kryente një transplant veshke, u ndalua nga shoferi i taksisë me të cilën po udhëtonte, sepse nuk kishte paratë e plota për të kryer pagesën. 

Nga 20 euro që tregonte taksimetri, 50-vjeçari kishte vetëm 14 euro. Ngjarja që tashmë është në hetim ka ndodhur më 3 mars, ndërsa presidenti i kompanisë së Taxi Torino dorëzoi në polici të dhënat e shoferit të taksisë.

Sipas mediave italiane, klienti prej muajsh priste telefonatën për transplantin, e cila mbërriti natën e 3 marsit. Menjëherë ai ka marrë taksinë dhe kur ka mbërritur në spital, kuptoi se kishte më pak para se kostoja e udhëtimit. Shoferi nuk e besoi 50-vjeçarin dhe e zbriti në një vend tjetër larg spitalit.  Fatmirësisht 50-vjeçari arriti ti nënshtrohej operimit dhe tashmë po kryente dializën.

itali torino

Sondazh

Poll