Bota

VIDEO/ Aktivisti ndëpret fushatën e Biden: Joe gjenocidi! Fëmijët në Gazë po vdesin! Presidenti: Shumë palestinezë viktimizohen padrejtësisht

Pas kësaj aktivisti u larguar menjëherë nga sigurimi, ndërsa Biden tha se ai nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit.

10 Mars 2024, 08:27 Nga r.ll
VIDEO/ Aktivisti ndëpret fushatën e Biden: Joe gjenocidi!
foto nga fjalimi i biden

SHBA- Një incident u shënua mbrëmjen e djeshme në Xhorxhia të SHBA-së, teksa presidenti amerikan Joe Biden po mbante fjalimin e tij në kuadër të fushatës zgjedhore. 

Një aktivist pro-palestinez i ndërpreu atij fjalën duke iu drejtuar me fjalët: “Ti je një diktator, Joe gjenocidi! Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur. Fëmijët po vdesin”.

Pas kësaj aktivisti u larguar menjëherë nga sigurimi, ndërsa Biden tha se ai nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit. Udhëheqësi amerikan shtoi se “ka shumë palestinezë që po viktimizohen padrejtësisht”.

joe biden

Sondazh

Poll