Bota

5 emigrantë gjenden të vdekur në brigjet e Tunizisë, po përpiqeshin të arrinin në Evropë me varkë

Tunizia së bashku me Libinë, janë një pikë kyçe nisjesh për mijëra emigrantë që ikin nga varfëria dhe konflikti në pjesë të tjera të Afrikës dhe Lindjes së Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.

10 Mars 2024, 10:26 Nga DOSJA
5 emigrantë gjenden të vdekur në brigjet e Tunizisë, po
Foto Ilustrim

TUNIZI- 5 emigrantë u mbytën duke u përpjekur të arrinin në Evropë me varkë, njoftoi Garda Kombëtare Tuniziane të shtunën. Viktimat u gjetën në brigjet juglindore të Zarzis, ku autoritetet shpëtuan 24 persona.

Sipas informacioneve të Gardës Kombëtare, anija në të cilën ndodheshin emigrantët e parregullt kishte lundruar nga brigjet e një “vendi fqinj”, që  i referohet Libisë .

Tunizia së bashku me Libinë, janë një pikë kyçe nisjesh për mijëra emigrantë që ikin nga varfëria dhe konflikti në pjesë të tjera të Afrikës dhe Lindjes së Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.

Në vitin 2023, roja bregdetare tuniziane gjeti trupat e gati 1 mijë emigrantëve që u mbytën në brigjet e saj, numri më i lartë në çdo vit. Sipas Organizatës Botërore për Migracionin, më shumë se 2 mijë e 270 njerëz vdiqën në vitin 2023 në Mesdheun qendror duke u përpjekur të arrinin në Evropë në mënyrë të parregullt, që është 60% më shumë se një vit më parë.

emigrantet e paligjshem tunizi

Sondazh

Poll