Bota

Portugalia mban sot zgjedhjet e parakohshme, dy partitë që alternuan pushtetin për disa dekada rivihen kundër njëra-tjetrës

Zgjedhjet e parakohshmë vijnë 4 muaj pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit socialist Antonio Costa, pasi po hetohej për parregullsi në menaxhimin e projekteve të mëdha.

10 Mars 2024, 10:06 Nga S.N
Portugalia mban sot zgjedhjet e parakohshme, dy partitë që alternuan
Foto Ilustrim

PORTUGALI- Qytetarët portugezë po votojnë ditën e sotme në zgjedhjet e parakohshme qeveritare. Ata janë mes zgjedhjes së një qeverie të qendrës së djathtë dhe mbajtjes së qendrës së majtë në pushtet, teksa ndikimi i së djathtës ekstreme në vend po rritet.

Zgjedhjet e parakohshmë vijnë 4 muaj pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit socialist Antonio Costa, pasi po hetohej për parregullsi në menaxhimin e projekteve të mëdha. Tani vihen sërish kundër njëra-tjetrës dy partitë e mëdha politike që janë alternuar në pushtet për dekada.

Çështjet që dominuan fushatën zgjedhore në vendin më të varfër të Evropës Perëndimore ishin kriza e strehimit e shkaktuar nga rritja e qerave, pagat e ulëta, përkeqësimi i kujdesit shëndetësor dhe korrupsioni.

Aleanca Demokratike tre-partiake e udhëhequr nga Luiz Montenegro, lideri i partisë më të madhe opozitare Partia Social Demokratike, kryeson në shumicën e sondazheve të opinionit. 

Partia e ekstremit të djathtë (Chega) parashikohet të rrisë numrin dhe të zërë vendin e tretë pasi fitoi mbështetës me retorikën e saj armiqësore kundër emigrantëve dhe një premtim për të goditur korrupsionin.

Të premten, presidenti konservator i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Souza tha se do të bënte gjithçka që mundej për të parandaluar Chega-n të fitonte pushtetin, gjë që shkaktoi kritika.

zgjedhjet portogali zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll