Bota

11 persona vdiqën në Britani nga skuterat elektrike/ Ekspertët ngrenë alarmin: Janë bomba të pashpërthyera

Shifrat e reja tregojnë numrin më të lartë të vdekjeve të regjistruara si pasojë e zjarrit nga skuterat elektike.

10 Mars 2024, 09:48 Nga S.N
11 persona vdiqën në Britani nga skuterat elektrike/ Ekspertët
Foto Ilustrim

BRITANI- Në Britaninë e Madhe 11 persona kanë vdekur vetëm vitin e kaluar si shkak i shpërthimit të skuterave elektrikë. Edhe pse shihen si një mjete lëvizëse pa kosto dhe të shpejtë, paraqesin një rrezikshmëri shumë të lartë.

Qeveria britanike po kërkon marrjen e masave urgjente të sigurisë, ndërsa ekspertët i cilësojnë këto mjete si "bomba të pashpërthyera". Shifrat e reja tregojnë numrin më të lartë të vdekjeve të rregjistruara si pasojë e zjarrit nga skuterat elektike.

Deputetët dhe grupet e sigurisë po bëjnë thirrje për certifikim nga palët e treta për të siguruar që skuterat dhe bateritë e tyre të miratohen nga një organ i pavarur ekspertimi përpara se të jenë të disponueshme për shitje.

Një hetim tregoi muajin e kaluar se si Sofia Duarte, 21 vjeç, vdiq në ditën e Vitit të Ri 2023 pasi një zjarr shpërtheu në korridorin e banesës ku ajo po qëndronte në Bermondsey, në juglindje të Londrës. Zjarri besohet të jetë shkaktuar nga një paketë baterie pa markë.

Brigada e Zjarrfikësve në Londër paralajmëron se skuterët janë tani rreziku më i lartë i zjarrit në kryeqytet. Në vitin 2023 u rregjistruan 149 zjarre nga këto mjete lëvizëse. Zyrtarët thonë se ka kërkime të vazhdueshme mbi bateritë e tyre për t'i bërë ato të sigurta.

skuterat elektrike shperthime mbreteri e bashkuar

Sondazh

Poll