Bota

Punonjësit e kompanisë ajrore Lufthansa njoftojnë greva në Mynih dhe Frankfurt, 100 mijë udhëtarë të prekur

Sipas Organizatës së Pavarur të Shoqëruesve të Fluturimit (UFO), e cila përfaqëson 19 mijë punëtorë në Lufthansa dhe Lufthansa Cityline, grevat do të fillojnë secila në orën 04:00 të mëngjesit dhe do të përfundojnë në orën 23:00 të së njëjtës ditë.

10 Mars 2024, 09:07 Nga S.N

 

Punonjësit e kompanisë ajrore Lufthansa njoftojnë greva në
Foto Ilustrim

GJERMANI- Ekuipazhet e Lufthansa njoftuan një grevë të martën për fluturimet nga aeroporti i Mynihut dhe të mërkurën për nisjet nga Frankfurt .

Sipas Organizatës së Pavarur të Shoqëruesve të Fluturimit (UFO), e cila përfaqëson 19 mijë punëtorë në Lufthansa dhe Lufthansa Cityline, grevat do të fillojnë secila në orën 04:00 të mëngjesit dhe do të përfundojnë në orën 23:00 të së njëjtës ditë.

Në një deklaratë, UFO thekson se vetëm të enjten Lufthansa njoftoi një fitim prej gati 1.7 miliardë eurosh dhe “ekuipazhet e kabinës duhet të kenë një pjesë në këtë sukses dhe të kompensohen për lëshimet që kanë bërë gjatë pandemisë”.

Nga ana e Lufthansa-s, është njoftuar se grevat do të prekin rreth 100 mijë udhëtarë dhe kreu i Departamentit të Personelit, Michael Nigemann , shprehu zhgënjimin e tij që mbi marrëveshjet kolektive po bartet mbi kurrizin e pasagjerëve.

 “Ne mbetemi gati për dialog dhe kërkojmë që UFO-t të ulen sërish me ne në tryezën e bisedimeve”, shtoi ai.

Sindikata po kërkon rritje 15% në pagat mujore , një marrëveshje kolektive 18-mujore dhe "kompensim inflacioni" prej 3000 euro.

lufthansa gjermani greva

Sondazh

Poll