Bota

Pas një aksidenti që shkaktoi tenton të largohet por përplaset sërish, shoferi "i pafat" në Prishtinë përfundon në spital

Përveç tij nga aksidenti mbetën të plagosura edhe tre shqiptare të Kosovës. 

10 Mars 2024, 10:01 Nga r.ll
Pas një aksidenti që shkaktoi tenton të largohet por
foto ilustruese

KOSOVË- Dita e djeshme nuk ka qenë aspak e zakontë për një shofer në Prishtinë. Shqiptari nga Kosova teksa drejtonte automjetin kishte shkaktuar një aksident.

Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, pak më vonë ai është aksidentuar sërish, duke pësuar dëmtime të rënda trupore. Përveç tij nga aksidenti mbetën të plagosura edhe tre shqiptare të Kosovës. 

“Prishtinë / 09.03.2024 – 06:00. I dyshuari mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka vazhduar rrugën e më pas është vetë aksidentuar. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar i dyshuari, një mashkull dhe tri femra kosovare. I dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.

aksident ne prishtine

Sondazh

Poll