Politike

Rama në Rai uno/ Ironizon Paloka: Shkoi pak deri në Romë për të ‘pastruar imazhin’

6 Mars 2019, 09:30 Nga DOSJA
Rama në Rai uno/ Ironizon Paloka: Shkoi pak deri në Romë për

TIRANË-  Ish deputeti demokrat Edi Paloka shprehet se kryeminsitri Rama shkoi deri në Romë për të mashtruar italianët.

Ky reagim i Palokës, vjen  një ditë pas intervistës së Edi Ramës në Rai uno për emisionin italian “Porta a Porta”, (Lexo këtu) ku ka komentuar situatën politike në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama mashtroi gjatë intervistës kur u pyet, lidhur me kanabisin në Shqipëri, duke thënë “Drogë në Shqipëri zero”.

Postimi i plotë i Edi Palokës

Siç deklaroi vete, shkoi pak deri ne Rome per te mashtruar dhe italianet !!!
Skenari po shkonte “mire” , per aq sa ishte “investuar” :

– te ftuarit e zgjedhur dhe “pregatitur” sic duhet, recituan pa gabime.
– palloshi e tha shprehjen per te cilen kishte vajtur ; “ata qindra mije qe po shihni te perleshen ne rruge, nuk jane popull i revoltuar, po aktore te opozites qe luajne rolin…”-tha pak a shume Edhe Bruno tundte vetem koken ne shenje aprovimi.

Pra plani po rezultonte nje sukses i vertete ,qe i justifikonte “shpenzimet” , deri ne momentin kur palloshi rreshqiti. Mjaftuan tre fraza te Bashes, bazuar mbi fakte, qe nje ore propagande boshe te shkonte per lesh . Po si gjithnje nuk e la pa i dhene doren e fundit dhe palloshi. “Droge ne Shqiperi ZERO”- tha Aty ndaloi dhe tundja e kokes nga Bruno . 

Bruno e tundi koken edhe kur palloshi e krahasoi veten me Cristiano Ronaldon , madje e tundi koken edhe kur i tha se “sot eshte Shqiperia qe po e ndihmon Italine”, por gazetari Vespa nuk e gelltiti dot “Droga ZERO”.

“Me fal-i tha- se kete nuk e permendi kryetari i opozites , po gazeta e njohur “The Indipendent” ka shkruajtur “Shqiperia -Columbia e Evropes”. Midis “Columbise se Evropes” dhe “Droge ZERO” sic thoni ju, duhet te kete dicka, apo jo ?-pyeti gazetari .
Ne fakt pyetja ishte me teper nje menyre per ta ndihmuar se sa per ta vene me shpatulla pas muri , qe palloshi ta zbuste pak genjeshtren qe sapo kishte leshuar. Po palloshi nguli kembe; “ZERO ! Ja pyesni Guardia di Finanza “- tha i bindur qe me kete i shteroi te gjitha dyshimet e italianeve, ani pse ata degjojne cdo dite ne mediat e tyre per tonelatat e droges qe shkojne nga Shqiperia e palloshit.

Me kete deklarate te fundit, i bindi italianet ( se ata kishte vajtur te mashtronte) edhe per “vertetesine” e atyre cfare ju kishte prallisur deri ne ate moment…
Behu gati pallosh se me 16 mars “aktoret” do jene qindramije.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin italian “Porta a Porta” ku ka komentuar situatën politike në Shqipëri. Gjatë intervistës, Rama ka treguar se çfarë kushtesh i ka vënë kreut të opozitës Lulzim Basha, para zgjedhjeve qendrore të 2017.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka intervista e edi rames ne rai uno porta a porta edi paloka intervista e edi rames ne rai uno porta a porta

Sondazh

Poll