Politike

Situata politike/ Zyrtari i lartë i BE-së nesër në Tiranë, do të takohet me Ramën e Bashën

6 Mars 2019, 09:52 Nga DOSJA
Situata politike/ Zyrtari i lartë i BE-së nesër në

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson, do të jetë nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Ai do zhvillojë ditën e nesërme takime me krerët më të lartë të shtetit si dhe politikës, ndërsa në fokus do të jetë kriza politike në vend dhe protesta e rradhës e opozitës që është paralajmëruar më 16 mars, (Lexo këtu) për të cilën opozita është shprehur se do të jetë protesta më  e madhe në 30 vitet e fundit.  Mësohet se pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësuesit e opozitës do të ketë edhe një konferencë shtypi. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Leyla Moses-Ones ka shkuar në selinë e PD-së për t’u takuar me Lulzim Bashën, për të folur mbi situatën poltike në vend dhe protestat e opozitës.(Lexo këtu)

Theksojmë se vizita e Christian Danielsson vjen në një kohë, kur opozita ka djegur mandatet duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare pa Edi Ramën kryeministër. Opozita akuzon se qeveria është e lidhur me krimin dhe se ka blerë zgjedhjet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike christian danielsson djegia e mandateve vizita ne tirane christian danielsson djegia e mandateve vizita ne tirane

Sondazh

Poll