Politike

Negociatat për normalizimin e situatës në Kuvend, Nikolla mbledh krerët e grupeve parlamentare

Në takim i cili ka zgjatur mbi 3 orë, kanë marrë pjese Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi, Mesila Doda.

8 Mars 2024, 11:24 Nga N.F
Negociatat për normalizimin e situatës në Kuvend, Nikolla mbledh
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me krerët e grupeve parlamentare për negociatat për normalitet të Kuvendit. Në takim i cili ka zgjatur mbi 3 orë, kanë marrë pjese Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi, Mesila Doda. Nikolla u ka kërkuar kryetareve të grupeve parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për krizën parlamentare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-se, Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Mësohet se Bardhi dhe Çuçi kishin retorikë pozitive për bashkëpunim ndërsa mësohet se ka dakordësi që të pranohen 2 komisione hetimore.Gjithashtu pas takimit me Nikollën mësohet se Bardhi dhe Çuçi do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

lindita nikolla kuvend dashamir shehi mesila doda

Sondazh

Poll