Politike

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn seancën për Berishën dhe Malltezin

Seanca e radhës pritet të mbahet më 12 mars në orë 15:00. Ndërkohë mësohet se Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. 

8 Mars 2024, 10:42 Nga r.ll
Kërkuan heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn seancën
sali berisha dhe jamarber malltezi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën, ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e masës së sigurisë. 

Seanca e radhës pritet të mbahet më 12 mars në orë 15:00. Ndërkohë mësohet se Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. 

Gjithashtu avokatët e Berishës kanë kërkuar kohë të njihen me informacionin dy mujor. Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpie pasi dyshohen si të përfshirë në aferën "Partizani".

 

sali berisha jamarber malltezi gjkko

Sondazh

Poll