Politike

GJKKO shtyu seancat për revokimin e masës së sigurisë, Gjokutaj: Kërkuam përjashtimin e Irena Gjokës, ka kryer shkelje

Gjokutaj tha gjithashtu se arsyeja e shtyrjes së seancës ishte pikërisht kjo kërkesë. 

8 Mars 2024, 10:53 Nga r.ll
GJKKO shtyu seancat për revokimin e masës së sigurisë,
genc gjokutaj

TIRANË- GJKKO ka shtyrë për në 12 mars seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e masës së sigurisë. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, pas daljes nga GJKKO tha për mediat se në seancën e sotme kishin kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Arsyeja e kërkesë ishte sepse sipas avokatit Gjoka ka dhënë për mediat vendimin se Berisha nuk lejohet të marrë pjesë në seancat plenare para se mbrojtja të njihet me vendimin. Gjokutaj tha gjithashtu se arsyeja e shtyrjes së seancës ishte pikërisht kjo kërkesë. 

"Sot ishte seanca për revokimin e masës së sigurimit të zotit Berisha. Gjykata kishte bashkuar çështjen me dosjen e zotit Malltezi, ndërkohë SPAK kishte sjellë të gjithë informacionin e procesit gjyqësot dymujor. Kërkuam përjashtimin e gjyqatres Irena Gjoka. Arsyeja ishte sepse nxorri vendimin për mospjesmarrjen e Berishës në Kuvend para se te njihenim ne me masën, dhe kjo përben shkelje të rëndë. Gjykata nuk pranon në sallë gazetarët, sepse flet prapa kuintash me ta. Informacioni i sjellë ishte i njëjti. Seancën për gjykimin e kerkeses së përjashtimit të Irena Gjokës e shtynë në 12 mars. Akt ekspertimi kontabël shpjegon të gjithë ecurinë e historisë së zotit Malltezi që në kundërshtim me c’kërkon prokuroria, gjithçka është shpjeguar. Akti është depozituar dhe i jep përgjigje cështjes së korrupsionit për zotin Malltezi dhe bashkëpunimit më tej me zotin Berisha. Çështje absurde, por ndonjëherë absurdi do më shumë kohë për t’u sqaruar. Akti i ekspertimit vërteton që procedura ka qenë e rregullt, nuk ka pastrim të produktit të veprave penale. Shtyrja sot u bë për shkak të kërkesë së përjashtimit të gjyqtares.", tha Gjokutaj. 

genc gjokutaj

Sondazh

Poll