Politike

Dule për çështjen Beleri: Rama ndërhyri brutalisht në procesin zgjedhor, në gjykatë u vërtetua që nuk ka qenë i implikuar në asnjë moment

Ai tha se u rrëzua në mënyrë spektakolare çdo pretendim i akuzës dhe ky moment sipas tij do të shënohet në të gjitha analet e historisë së jurispodencës si një moment i absurditetit ligjor.

7 Mars 2024, 22:10 Nga DOSJA

 

Dule për çështjen Beleri: Rama ndërhyri brutalisht në
Foto Ilustrim

TURANË- Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka akuzuar Ramën për çështjen Beleri se ndërhyri brutalisht në procesin zgjedhor. I ftuar në Çim Peka në “Syri Tv” Dule u shpreh se ka qenë një performancë e shëmtuar e Ramës në çdo këndvështrim.

Sipas Dules, në gjykatë u vërtetua se Beleri nuk ka qënë i implikuar në asnjë çast dhe në asnjë moment të fushatës elektorale. Ai tha se u rrëzua në mënyrë spektakolare çdo pretendim i akuzës dhe ky moment sipas tij do të shënohet në të gjitha analet e historisë së jurispodencës si një moment i absurditetit ligjor.

Pjesë nga fjala e plotë:

E riparë, atë përformancë të shëmtuar nga çdo këndvështrim, për një politikan edhe periferik jo më për një kryeministër të një vendi që aspiron të anëtarësohet në BE, më shkon mendja te thënia e lashtë greke që gjykon të tjerët duke u nisur nga vetja.

Të gjitha ato cilësime dhe epitete duke i përjetuar te vetja e vetë Rama, përpiqet që ti investojë te të tjerët. Por mesa duket rezultati e tregoi pa më të voglin sukses. Në vend që të merrej me kandidatët lokalë por merrej me zotin Beleri duke përdorur të gjithë arsenalin e rëndë të të gjitha mediave të atashuara pranë tij kundër zotit Beleri, zoti Beleri e sfidoi në mënyrë triumfale.

Duke qënë i paraburgosur, arriti të dëshmoi se Himara është ajo që ka qënë dhe mbetet në histori, e pamposhtur gjatë Perandorisë Osmane, e pamposhtur gjatë regjimit komunist, e pamposhtur në autokracinë e zotit Rama dhe zgjedhjet në Himarë, janë fillimi i ç’bërjes së autokracisë së zotit Rama në të gjithë republikën. Zoti Beleri është një shembull për të gjithë qytetarët, guximi dhe investimi në betejën për demokraci për vlera dhe për shtet të së drejtës.

Në gjykatë u vërtetua katërcipërisht se zoti Beleri nuk është i implikuar në asnjë çast dhe në asnjë moment të fushatës elektorale, në asnjë korrupsion dhe në asnjë shit-blerje vote. U rrëzua në mënyrë spektakolare çdo pretendim i akuzës dhe ai vendim do të shënohet në analet e historisë së jurispodencës si një moment i absurditeti ligjor.

Procesi zgjedhor në Himarë nuk u kontestua në asnjë moment, as nga rivali i zotit Beleri, as nga partia të cilën përfaqësonte, si në komisionin zgjedhor të zonës, si në KQZ ashtu dhe në Kolegjin Zgjedhor dhe për çudi dëgjova sot se ai ishte një proces i manipuluar, një proces i pakontestuar në asnjë prej shkallëve të parashikuara nga ligji, është një proces i cili ka miratimin e të gjithëve. Atë që nuk mund të ketë është ndërhyrja brutale e zotit Rama me arrestimin arbitrar me ndërhyrjet në proces, por që nuk i dha në asnjë moment që të ketë edhe rezultatin e dëshiruar në Bashkinë e Himarës. Bashkia e Himarës ka zgjedhur kryetar bashkie.

Sondazh

Poll