Politike

"Drejtësia kontrohet nga Rama"/ Meta intervistë për median greke: Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye

Nga ana tjetër Meta tha se drejtësia sipas tij komandohet nga Rama dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dashur Kushtetutën. 

7 Mars 2024, 22:24 Nga h.k
"Drejtësia kontrohet nga Rama"/ Meta intervistë për
Foto ilustruese

TIRANË-Ilir Meta, Kryetari i Partisë Lirisë ka folur ditën e sotme lidhur me çështjen Beleri. Në një intervistë për mediat greke, Meta tha se Beleri është marrë peng dhe procesi sipas tij ka qenë i përdorur politikisht.

Nga ana tjetër Meta tha se drejtësia sipas tij komandohet nga Rama dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dashur Kushtetutën. 

Pjese nga intervista: 

Si e komentoni vendimin e Gjykatës Speciale për Fredi Belerin?

Ilir Meta: Nuk është Gjykata Speciale, është Gjykata e Ramës, është gjykatë politike.Beleri nuk u arrestua, ai u rrëmbye dhe të gjithë e dinë se gjithçka ishte e parafabrikuar. Kryeministri në një intervistë televizive, disa orë përpara se Policia ta rrëmbente Belerin, kryeministri pra e paralajmëroi Belerin se do merrej personalisht me të.

-A mendoni se Beleri është i pafajshëm?

Ilir Meta: Unë besoj se Beleri është kryetari legjitim i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga njerëzit, i konfirmuar nga KQZ dhe sipas Kushtetutës sonë, asgjë nuk mund ta ndalojë që të bëjë betimin.

A është gjyqtarja Irena Gjoka e urdhëruar nga Rama?

Ilir Meta: Drejtësia këtu është totalisht e kontrolluar nga Rama. Kjo çështje është vetëm politike, dhe nuk ka aspak të bëjë me respektin ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës dhe ndaj vullnetit të njerëzve.

A mendoni se çështja Beleri po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

Ilir Meta: Unë mendoj se çështja Beleri është një çështje e qartë, në të cilën gjithë bota mund të shohë që në Shqipëri sundimi i ligjit nuk ekziston. Grupet kriminale mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke dhunuar hapur vullnetin e njerëzve.

ilir meta

Sondazh

Poll