Politike

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Berisha: Sot është ditë feste dhe ditë proteste

Ai shkruan gjithashtu se PD është sot në krah të grave dhe vajzave, në çdo cep të Shqipërisë dhe në Diasporë, sipas tij ku i ka detyruar qeverisja e Edi Ramës.

8 Mars 2024, 10:15 Nga r.ll
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Berisha: Sot është ditë
foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.  Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se sot është një ditë feste por edhe një ditë proteste.

Ai shkruan gjithashtu se PD është sot në krah të grave dhe vajzave, në çdo cep të Shqipërisë dhe në Diasporë, sipas tij ku i ka detyruar qeverisja e Edi Ramës.

POSTIMI: 

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Një ditë feste por dhe proteste. Partia Demokratike është sot në krah të grave dhe vajzave, në çdo cep të Shqipërisë dhe në Diasporë, ku i ka detyruar qeverisja e Edi Ramës.

Sot është ditë feste dhe Gëzuar!

Por është edhe ditë proteste, për 19 gratë e vrara gjatë harkut kohor të një viti. Është ditë proteste, për nënat të cilave ua ka marrë emigrimi fëmijët, për vajzat që e kanë të pamundur arsimin cilësor. Për gjyshet me pensione të paindeksuara dhe barnat me çmime të papërballueshme. Për studentet që diplomohen dhe duhet ta dorëzojnë fatin e punësimit të tyre në duar patronazhistesh.

sali berisha

Sondazh

Poll