Politike

Saimir Tahiri sërish probleme me drejtësinë/ Gazetarja: Ka nisur hetim për një çështje tjetër ndaj ish-ministrit

Në Top Story ajo dha detaje mbi punën që po bën SPAK së fundmi duke përmendur dhe ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Hoxhës, SPAK ka nisur një hetim për një dosje tjetër ndaj tij. 

7 Mars 2024, 22:35 Nga h.k
Saimir Tahiri sërish probleme me drejtësinë/ Gazetarja: Ka nisur
Foto ilustruese

TIRANË-Anila Hoxha, gazetarja e Top Channel ka folur mbrëmjen e sotme mbi disa çështje të drejtësisë. Në Top Story ajo dha detaje mbi punën që po bën SPAK së fundmi duke përmendur dhe ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Hoxhës, SPAK ka nisur një hetim për një dosje tjetër ndaj tij. 

Hoxha: E kemi marrë vesh nga njerëz të politikës që me Kokën apo Dakon do të ndodhë diçka, nuk është standard. Ministrat janë të rëndësishëm kur kalojnë portën e asaj prokurorie, nga rezultatet mu tha, 18 nën hetim në SPAK, për dy prej tyre mund të ketë rezultate, nuk mund ta themi. Hetimet që po bëhen ndaj Ceno Klosit për fshehje të ardhurave dhe pastrim parash, hetimi ndaj ish ministrit të Brendshëm Tahiri, po kryhen hetime për një dosje tjetër, do të kërkohet pyetja e tij nga SPAK.

saimir tahiri

Sondazh

Poll