Aktualitet

VIDEO/ Banesa ku u kap armatimi në Vlorë monitorohej me kamera, snajperi dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit

8 Mars 2024, 11:07 Nga r.ll
VIDEO/ Banesa ku u kap armatimi në Vlorë monitorohej me kamera,
pamje nga banesa

VLORË- Janë publikuar pamjet nga banesa e Luçiano Derajt, vendi ku është gjetur ditën e djeshme arsenali i armëve dhe municioneve. Siç shihet në video shtëpia është e monitoruar në çdo cep nga kamerat e sigurisë.  Luçiano Deraj alias Albano Deraj dyshohet se ishte i lidhur me grupe kriminale. 35-vjeçari jetonte në banesë bashkë me njerkën, babain edhe gjyshërit.

Këta të fundit janë shprehur se u tronditën kur panë aq shumë polici në banesë për kontroll.  Në banesë u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme. Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Kjo është sasia më e madhe e armatimit e kapur në Vlorë kohët e fundit. 

Deraj është marrë në pyetje nga policia e Vlorës, por ai nuk ka treguar asnjë informacion se ku e ka siguruar armatimin dhe se më cilat grupe kriminale është i lidhur. Ka dyshime se një snajper i sekuestruar është ai që u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit. Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

luçiano deraj vlore gezim sinomati

Sondazh

Poll