Aktualitet

Aksidenti në Delvinë, humb jetën në spital 58-vjeçarja

Fatkeqësisht 58-vjeçarja nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Pas aksidentit ajo është transportuar në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës ku humbi jetën.

8 Mars 2024, 09:09 Nga N.F
Aksidenti në Delvinë, humb jetën në spital
Shkendije Halili

DELVINË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Delvinë, ku një automjet ka përplasur 58-vjeçaren Shkendije Halili. Fatkeqësisht 58-vjeçarja nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Pas aksidentit ajo është transportuar në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës ku humbi jetën.

Për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore pritej që ajo të transportohej me helikopter drejt spitalit te Traumës por nuk arriti të mbijetonte për të mjekim më të specializuar. Nga përplaska kishte marrë fraktur137 dhe hemorragji në kokë si dhe frakturë të këmbës së djathtë.

 58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga banesa e saj ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ka shoqëruar shoferin Mateo Rustemi 30 vjeç.

delvine aksident viktime

Sondazh

Poll