Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për vrasësin italian Salvatore Letizia

8 Mars 2024, 10:40 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë
salvatore letizia

TIRANË- Gjykata e Lartë  ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për vrasësin italian Salvatore Letizia për vrasjen e trefishtë në bulevardin “Zogu i I”.

Italiani Salvatore Letizzia me origjinë nga Napoli, është i njohur si vrasës me pagesë dhe pjestar i organizatës mafioze italiane, “Camorra”. 

Nga hetimet rezultoi se Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë.

Në momentin e ngjarjes, Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Ishin këta dy të fundit ata që  ekzekutuan Besnik Sulkun, organizatorin e atentatit, i cili në momentin e ngjarjes shoqërohej nga anëtari i “Camorras”. Nga ngjarja, viktimë mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj.

Përveç prapaskenës dhe “killerit” italian, ngjarja mbahet mend pasi ka ndodhur në 27 maj 2015, ditën kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Në një ditë kur Tirana duhet të ishte e izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie, në një prej zonave më të populluara ndodhi atentati që la të vdekur tre persona.

Sondazh

Poll