Aktualitet

Gërryenin shtratin e lumit Drin për të marrë inerte, arrestohet pronari i subjektit, procedohen dy punëtorë

Si pasojë policia ka sekuestruar 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy punëtorë të kë tij subjekti.

8 Mars 2024, 10:24 Nga r.ll
Gërryenin shtratin e lumit Drin për të marrë inerte,
kamionet me inerte

SHKODËR- Pronari i një subjekti ekonomik në Shkodër, Shpëtim Djaloshi është arrestuar pas goditjes së një rasti të veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Drin. 

Si pasojë policia ka sekuestruar 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy punëtorë të kë tij subjekti.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur në flagrance shtetasit Sh. D., B. D. dhe S. A., teksa kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi Sh. D., 33 vjeç, pronari i subjektit ekonomik, për llogari të të cilit merreshin inertet. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punëtorë të këtij subjekti, konkretisht shtetasit B. D., 39 vjeç dhe S. A., 25 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder shpetim djaloshi

Sondazh

Poll