Aktualitet

Ndoqi Google Maps-in, trajleri me targa turke ngec në bajpasin e Qafë Murrizit, bllokohet qarkullimi

Të bllokuar kanë mbetur dhjetëra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.

8 Mars 2024, 10:31 Nga r.ll
Ndoqi Google Maps-in, trajleri me targa turke ngec në bajpasin e Qafë
rruga e bllokuar

TIRANË- Segmenti i Qafë Murrizit në bypass-in e rrugës së Arbrit është bllokuar mëngjesin e sotëm nga një trajler me targa turke. Sipas raportimeve, trajleri ka ngecur pikërisht në kthesën më të rrezikshme në këtë aks.

Nga dëshmitë e shoferëve që janë bllokuar, është mësuar se shoferi i trajlerit ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka përdorur Google Maps e cila e ka sugjeruar të përdorë rrugën e Arbrit.

Të bllokuar kanë mbetur dhjetëra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.

rruga e arbrit qafe murrize

Sondazh

Poll