Aktualitet

Aksident në Delvinë/ Makina përplas një 58-vjeçare, e plagosura në gjendje të rëndë (EMRI)

Për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore do të transportohet me helikopter drejt spitalit te Traumës. Ajo ka frakturë dhe hemorragji në kokë si dhe frakturë të këmbës së djathtë.

8 Mars 2024, 08:35 Nga r.ll
Aksident në Delvinë/ Makina përplas një 58-vjeçare, e
foto ilustruese

DELVINË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Delvinë, ku një automjet ka përplasur në person. Mësohet se e aksidentuara Shkendije Halili, 58 vjeç është transportuar ne gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës.

Për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore do të transportohet me helikopter drejt spitalit te Traumës. Ajo ka frakturë dhe hemorragji në kokë si dhe frakturë të këmbës së djathtë.

Burime bëjnë me dije se 58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga banesa e saj. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ka shoqëruar shoferin Mateo Rustemi 30 vjeç.

aksident ne delvine shkendije halili

Sondazh

Poll