Politike

“Ta gëzojnë brezat”, Rama publikon pamje nga stadiumi “Air Albania”: U kry (FOTOT)

15 Nëntor 2019, 16:31 Nga DOSJA
“Ta gëzojnë brezat”, Rama publikon pamje nga stadiumi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë pas debatin që ka përfshirë politikën dhe në rrjetet e tij sociale ka promovuar stadiumin e ri kombëtar, ‘Air Albania’ që pritet të hapë zyrtarisht dyert të dielën në mbrëmje.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar disa foto nga stadiumi dhe shkruan se tashmë puna ka përfunduar.  “Ta gëzojnë brezat”, shkruan Rama dhe shton se ky impiant sporit do të jetë me 5 yje.

U KRY TA GËZOJNË BREZAT???? #FORCASHQIPËRIA️”, shkruan Rama në Facebook.

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të hapë dyert të dielën në 20:45 ku pritet të luhet ndeshja Shqipëri-Francë, e vlefshme për Euro 2020. Në ndeshjen mes kombëtares kuqezi dhe kampionëve të botës, shkallët e stadiumit pritet të jenë plot pasi kërkesat për biletat kanë qenë të mëdha. Shumë supriza ka premtuar FSHF për ndeshjen inauguruese, ku do të marrin pjesë shumë nga figgurat e njohura të sportit dhe të politikës gjithashtu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike air albania edi rama air albania edi rama

Sondazh

Poll