Bota

U sulmua nga ariu, 55-vjeçarja nga Pensilvania rrëfen tmerrin: Mendova se do vdisja

Lee Ann Galante mendoi se ariu do t’ia shkulte kokën në sulmin e të martës mbrëma në Butler Township. 55-vjeçarja kishte nxjerrë qenin e saj për shëtitje, kur pa tre arinj.

7 Mars 2024, 14:54 Nga N.F
U sulmua nga ariu, 55-vjeçarja nga Pensilvania rrëfen tmerrin:
Gruaja e sulmuar

SHBA- Një grua ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar kur u sulmua nga ariu në Pensilvani. Ajo tha se mendonte se do të vdiste kur ariu kapërceu rrethojën e oborrit duke e rrëzuar në tokë dhe filloi ta kafshonte në pjesën e pasme të kokës. Lee Ann Galante mendoi se ariu do t’ia shkulte kokën në sulmin e të martës mbrëma në Butler Toënship. 55-vjeçarja kishte nxjerrë qenin e saj për shëtitje, kur pa tre arinj.

“E pashë ariun duke kapërcyer rrethojën dhe menjëherë fillova t’i bërtas qenit që të largohet”, tha 55-vjeçarja.

Ajo kujtoi momentin kur ariu e përplasi me fytyrë për betoni dhe mendoi se ariu do t’ia këpusë kokën. Megjithatë ishte qeni ai që e shpërqendroi ariun, i cili vazhdimisht tentonte t’i vërsulet por pa ndonjë sukses. E kjo e ndihmoi Galante që t’i shpëtojë më të keqes. Ajo ka mbetur me hundë të thyer, prerje në duar dhe gojë dhe disa gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit.

 

 

shba sulm lee ann galante

Sondazh

Poll