Bota

Tensione në Kuvendin e Malit të Zi, përplasen fizikisht deputetët (VIDEO)

Pas një përplasjeje mes deputetëve të ZBCG-së dhe deputetit të DPS-së, Oskar Huter, kryeparlamentari Andrija Mandiç mori pesë minuta pushim.

7 Mars 2024, 13:18 Nga r.ll
Tensione në Kuvendin e Malit të Zi, përplasen fizikisht
foto nga perplasja

MAL I ZI- Seanca plenare në Kuvendin e Malit të Zi është ndërprerë pas një konflikti verbal mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës. Pas një përplasjeje mes deputetëve të ZBCG-së dhe deputetit të DPS-së, Oskar Huter, kryeparlamentari Andrija Mandiç mori pesë minuta pushim.

Andrija Mandiç gjatë debatit tha se nuk është i sigurt se ata që protestojnë sot janë nga Cetinja, duke theksuar se ndihet rehat në Cetinje. Hutter tha se pushtetin në Mal të Zi nuk e meritojnë ata që vijnë në Cetinje me furgona, autoambulanca dhe me kordon policor. Ai tha se mënyra se si Mandiç erdhi sot në Prijestonica flet më së miri për të.

Sipas njoftimit, sot në Cetinje deputetët duhet të diskutojnë për propozimet e ligjit për ratifikimin e disa marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare. Deputetët do të shprehin qëndrimet e tyre për Projektligjin për konfirmimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Tara dhe lidhjen e pjesëve kufitare. Në rendin e ditës së propozuar të seancës është edhe Projektligji për Konfirmimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Bojana. Projektligji për ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare të Nairobit për largimin e rrënojave nga viti 2007 do të dalë nesër para deputetëve.

 

kuvendi i malit te zi

Sondazh

Poll