Bota

87 kafshë gjenden brenda bagazheve në aeroportin e Bangkokut, mes tyre edhe një panda e kuqe

Ata dyshohet se u zbuluan në bagazhin e kontrolluar të të dyshuarve teksa po përpiqeshin të fluturonin për në Mumbai.

7 Mars 2024, 14:50 Nga S.B
87 kafshë gjenden brenda bagazheve në aeroportin e Bangkokut, mes tyre
panda e kuqe

BANGKOK- Gjashtë shtetas indianë janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Bangkokut pasi tentuan të kontrabandonin një panda të kuqe dhe dhjetëra kafshë të tjera jashtë vendit. Gjarpërinjtë, papagajtë dhe hardhucat ishin në mesin e 87 kafshëve të kapura në aeroportin Suvarnabhumi.

Ata dyshohet se u zbuluan në bagazhin e kontrolluar të të dyshuarve teksa po përpiqeshin të fluturonin për në Mumbai. Të dyshuarit mund të përballen me maksimum 10 vite pas hekurave. Departamenti i doganave tajlandeze publikoi foton që tregon pandën e kuqe- një specie e rrezikuar- brenda një shporte dhe një papagall të mbyllur në një enë plastike.

87 kafshë gjenden brenda bagazheve në aeroportin e Bangkokut, mes tyre
panda e kuqe

Gjarpërinjtë ishin mbështjellë së bashku në qese pëlhure. Tajlanda është një qendër kryesore tranziti për kontrabandistët e kafshëve të egra. Kafshët zakonisht shiten në Kinë dhe Vietnam, por India është bërë gjithashtu një treg në rritje.

panda e kuqe tajlande

Sondazh

Poll