Kryeministri i Sllovakisë: Nuk shohim arsye për ta njohur Kosovën si shtet
robert fico BRATISLAVË- Kryeministri i Sllovakisë deklaroi se nuk sheh asnjë arsye për të njohur pavarësin e Republikës...
Pothuajse 2.000 zyrtarë qeveritarë, diplomatë, përfaqësues të industrisë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga 50 shtete të botës mblidhen në Paris për Forumin Global të Ndërtesave dhe Klimës.
FRANCË- Franca dhe Programi për Mjedis i Kombeve të Bashkuara organizojnë një konferencë dyditore, e cila nis më 7 mars, lidhur me gjetjen e mënyrave se si të reduktohen emetimet e karbonit në sektorin e ndërtimtarisë, që është një kontribuues i madh në ndryshimet klimatike. Pothuajse 2.000 zyrtarë qeveritarë, diplomatë, përfaqësues të industrisë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga 50 shtete të botës mblidhen në Paris për Forumin Global të Ndërtesave dhe Klimës.
Ministria e Tranzcionit Ekologjik e Francës ka thënë se po rriten emetimet e gazrave serrë të sektorit botëror të ndërtesave dhe ndërtimit.
“Ky sektor nuk është në rrugën e duhur që të dekarbonizohet deri më 2050”, tha kjo ministri.
“Prandaj është e rëndësishme që të rimendohen mënyrat se si ne ndërtojmë ndërtesat tona në mënyrë që të sigurohemi që politikat kombëtare të klimës dhe Marrëveshja e Parisit për Klimën të respektohen”, shtoi ky institucion.
OKB-ja tha se bota duhet të arrijë emetimet zero në neto deri më 2050 në mënyrë që të përmbushet plani ambicioz i Marrëveshjes së Parisit që ngrohja globale të kufizohet në 1.5 gradë Celsius.
Forumi në Paris mbahet para samitit të klimës së OKB-së, COP28 në Dubai dhe pritet që në fund të forumit të ketë një deklaratë të përbashkët për të cilën është negociuar për muaj të tërë. Sektori i ndërtesave dhe ndërtimit është përgjegjës për një të pestën e emetimeve botërore të gazrave serrë. Në forum marrin pjesë zyrtarët qeveritarë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që janë ekonomitë më të mëdha emetuesit më të mëdhenj në botë të gazrave serrë. Ngjarja do të mbledhë po ashtu arkitektë, inxhinierë, ndërtues, por edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Marrë nga REL
robert fico BRATISLAVË- Kryeministri i Sllovakisë deklaroi se nuk sheh asnjë arsye për të njohur pavarësin e Republikës...
Një avion ngrihet për t'iu bashkuar operacionit të koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër objektivave ushtarake në...
foto nga perplasja MAL I ZI- Seanca plenare në Kuvendin e Malit të Zi është ndërprerë pas një konflikti verbal mes...
Qendra për Studime të Holokaustit dhe Pakicave Fetare (Qendra HL) ndriçon ndërtesën e Villa Grande në ngjyrat e flamurit ukrai...
Pamje nga aksioni KOSOVË- Dogana dhe Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në disa barnatore në veriun e Kosovës, të ba...
Flamuri i BE-së dhe Serbisë BRUKSEL- Raportet e ngushta të Serbisë me Rusinë, përfshirë edhe në fushën e sh&eu...
Fermerët PRAGË- Fermerët çekë hodhën pleh organik para zyrave qeveritare dhe bllokuan rrugët e Pragës me traktor&...
Foto ilustruese NORVEGJI- Në veri të Norvegjisë, NATO filloi një manovër në shkallë të gjerë, me të cil&e...
Erkinzhon Abdurakhmanov RUSI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusi ku një ish-ushtar 47-vjeçar...
Foto ilustruese RUSIA- Një zjarr shpërtheu sot në një akademi ushtarake që përgatit komandantët dhe ekuipazhet e ardhshm...