Bota

Norvegjia dhuron 153 milionë dollarë për blerjet e municioneve për Ukrainën

Lajmin e ka bërë me dije sot kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere në një deklaratë.

7 Mars 2024, 13:08 Nga M.B
Norvegjia dhuron 153 milionë dollarë për blerjet e municioneve
Qendra për Studime të Holokaustit dhe Pakicave Fetare (Qendra HL) ndriçon ndërtesën e Villa Grande në ngjyrat e flamurit ukrainas, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, në gadishullin Bygdoy, Oslo, Norvegji

OSLO- Norvegjia do të dhurojë deri në 1.6 miliardë kurona norvegjeze (153 milionë dollarë) për një iniciativë të udhëhequr nga Çekia për të blerë municion për Ukrainën nga vendet e treta. Lajmin e ka bërë me dije sot kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere në një deklaratë.

"Ukraina ka nevojë urgjente për sasi të mëdha municionesh artilerie për t'i bërë ballë luftës së agresionit rus," tha Stoere.

Më herët komandanti i Forcave të Përbashkëta ukrainase, Oleksandr Pavliuk tha se ushtria e tyre do të stabilizojë situatën në fushën e betejës së shpejti dhe synon të formojë njësi për veprime kundërsulmuese më vonë gjatë këtij viti. 

norvegjia ukraina

Sondazh

Poll