Bota

E rëndë në Rusi/ Ish-ushtari vret me sëpatë pensionistin, më pas i ha zemrën: Kam bërë marrëveshje me djallin!

Mësohet se kanibali ka vrarë pensionistin duke e goditur me sëpatë dhe më pas ka kryër aktin tjetër të rëndë duke i shkulur zemrën e më pas e ka ngrënë.

7 Mars 2024, 11:47 Nga N.F
E rëndë në Rusi/ Ish-ushtari vret me sëpatë
Erkinzhon Abdurakhmanov

RUSI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusi ku një ish-ushtar 47-vjeçar pasi ka vrarë një pensionist i ka ngrënë zemrën. Mësohet se kanibali ka vrarë pensionistin duke e goditur me sëpatë dhe më pas ka kryër aktin tjetër të rëndë duke i shkulur zemrën e më pas e ka ngrënë.

Erkinzhon Abdurakhmanov pas arrestimit është shprehur se ka bërë një marrëveshje me djallin për të kuruar problemet e tij të zemrës. Sulmuesi vizitoi pensionistin fatkeq 65-vjeçar dhe e goditi tre herë me sëpatë. Më pas, ish-ushtari hëngri zemrën e viktimës teksa priste në një stacion autobusi. Më pas ka hyrë në një dyqan, ka vjedhur alkool dhe pronari i lokalit ka lajmëruar policinë dhe është arrestuar.

Gjatë kërkimit të faljes së tij, Abdurakhmanov tha se djalli e urdhëroi atë të vriste një njeri që do të shkonte në parajsë. Abdurakhmanov, i cili rrëfeu për vrasjen rituale është baba i një fëmije. Nëna e fëmijës tha se kishte vënë re një ndryshim në sjelljen e tij kohët e fundit dhe ishte në siklet që djali i saj kishte të njëjtin emër me të.

erkinzhon abdurakhmanov

Sondazh

Poll