Takimet me përfaqësues të Serbisë, zyrtarët e BE-së tregohen të kujdesshëm për çështjet e sigurisë
Flamuri i BE-së dhe Serbisë BRUKSEL- Raportet e ngushta të Serbisë me Rusinë, përfshirë edhe në fushën e sh&eu...
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se kontrolle janë kryer edhe në Mitrovicë të Veriut. Sipas Elshanit, policia e Kosovës ka ndihmuar Doganën, duke thënë se operacioni i bastisjes në Zveçan ka përfunduar.
KOSOVË- Dogana dhe Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në disa barnatore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, lidhur me dyshimet për kontrabandë me barna dhe materiale mjekësore. Nga Dogana e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se në dy barnatore në Zveçan dhe Zubin Potok janë zbuluar një sasi “e konsiderueshme e barnave të kontrabanudara në Kosovë”.
“Këtë informatë [për dyshimet për barna të kontrabanduara] Dogana dhe Policia e kanë pranuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës”, thanë nga Doganat.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se kontrolle janë kryer edhe në Mitrovicë të Veriut. Sipas Elshanit, policia e Kosovës ka ndihmuar Doganën, duke thënë se operacioni i bastisjes në Zveçan ka përfunduar. Në vendngjarje kanë dalë edhe pjesëtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Në Mitrovicë të Veriut, kontrollet janë kryer në barnatoren “Oreol”, ndërkaq në Zveçan në një objekt për shitjen e mallrave me shumicë, mëson Radio Evropa e Lirë. Në Mitrovicë të Veriut më 7 mars po ashtu janë mbyllur barnatore të tjera në afërsi ku ndodhi aksioni i Doganës së Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë bastisje në veri të Kosovës, nën dyshimet për mallra të kontrabancura. Gjatë një aksion policor në tetor të vitit 2021 në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan u përcoll me dhunë dhe barrikada nga popullata vendëse, teksa dhjetëra persona ishin dhe tetë ishin arrestuar.
Marrë nga REL
Flamuri i BE-së dhe Serbisë BRUKSEL- Raportet e ngushta të Serbisë me Rusinë, përfshirë edhe në fushën e sh&eu...
Fermerët PRAGË- Fermerët çekë hodhën pleh organik para zyrave qeveritare dhe bllokuan rrugët e Pragës me traktor&...
Foto ilustruese NORVEGJI- Në veri të Norvegjisë, NATO filloi një manovër në shkallë të gjerë, me të cil&e...
Erkinzhon Abdurakhmanov RUSI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusi ku një ish-ushtar 47-vjeçar...
Foto ilustruese RUSIA- Një zjarr shpërtheu sot në një akademi ushtarake që përgatit komandantët dhe ekuipazhet e ardhshm...
Vuçiç dhe Putin RUSI- Analisti për Ballkanin Perëndimor nga Instituti i “Evropës së Re”, Jakub Bielamoëi...
Foto ilustruese KOSOVË- Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se po kryen operacione në Kosovës, duke mos dhën&e...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu PARIS- Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, që pritet të nënshkruajë një marrëv...
Foto ilustruese KOSOVË- Njëzet e gjashtë biznese të reja u regjistruan në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq - dy komuna ...
Sylejman Selimi KOSOVË- Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar një operacion të bastisjes në shtëpi...