Tensionet në Astir/ PD padit 6 funksionarë të lartë, mes tyre dhe ministrin Lleshaj, kërkon pezullim nga puna
15 Nëntor 2019, 11:46Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetut Klevis Balliu, ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal zyrtarëve të lartë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Astirit teksa u prishën 33 ndërtesa në sajë të projektit të “Unazë së Re”, pak ditë më parë.
Të paditur për ‘shpërdorim detyre’ nga PD-ja janë ministri i brendshëm Sandër Lleshi, Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Niko Brahimaj Drejtori i policisë Vendore Tiranë, Ermal Kapllanaj kryeinspektor i Policisë Bashkiake Tiranë, Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së si dhe Garnit Korbi, inspektor i IKMT. Në padinë e saj PD kërkon si masë për 6 të paditur pezullimin e tyre nga detyra pasi sipas saj kanë shpërdoruar detyrën.
Tre ditë më parë në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët janë shprehur pas prishjes së ndërtesave se tashmë janë në qiell të hapur dhe nuk i ndalin akuzat ndaj qeverisë Rama.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Nga Berati në takimin “Rrugëtimin për Shqipërinë”, kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar edhe veprimin e Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetues...
URA VAJGURORE– Kryedmemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedim me fermerët e Urës Vajgurore shpalosi edhe planin që PD-ja synon ta zbatojë në këtë sektor.Banorët t...
TIRANË– Deputetja e opozitës së re, Elda Hoti ka tërhequr vëmendjen sot në seancën e jashtëzakonshme plenare me veshjen e saj, e cila nuk përputhej m...
TIRANE- Edi Rama e quan presidentin Ilir Meta ‘taleban’. Rama tha në Kuvend, se presidenti e intepreton Kushtetutën, njësoj siç talebanët marrin përsipër...
Tiranë- Pas seancës së sotme të jashtëzakonshme për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, e në të cilën u votua rezoluta e PS-së, një mesazh i ka dërguar edhe...
TIRANË– Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo u shpreh se Italia e mbështet Shqipërinë në nismat e ndërmarra për të luftuar krimin e organizuar...
Tiranë- Pas seancës së sotme të jashtëzakonshme për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, e në të cilën u votua rezoluta e PS-së, një mesazh i ka dërguar edhe...
TIRANE– Në dalje të sallës së Kuvendit, zv.kryeministri Erion Braçe iu përgjigj presidentit Ilir Meta, i cili tha dje përmes zyrës së shtypit se “Arta Vo...
TIRANE- Kuvendi ka miratuar me 97 vota pro projekt-rezolutën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Kjo rezolutë ka për fokus ndalimin e emërimit të Marsida Xhaf...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar përlasje mes kreut të KED dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me zgjedhjen e anëtareve të Kushtetueses. Në fjalë...