Sport

Barcelona ‘qan’ për talentet që ka larguar… sytë janë te Dani Olmo dhe Xavi Simons

Leipzig u eliminua nga Real Madridi në 1/16 e Champions League, tani katalanasit kërkojnë në rrjetet sociale rikthimin e dy lojtarëve të saj

7 Mars 2024, 11:18 Nga DOSJA

Barcelona ‘qan’ për talentet që ka larguar…

SPANJE - Dani Olmo (25 vjeç) dhe Xavi Simons shkëlqyen në 180 minutat ndaj Real Madidit, ndaj katalanasit teksa qajnë për largimin e talenteve, tani "kërkojnë" rikthimin e tyre në rrjetet sociale. Nuk është aq çmenduri, sepse ata kanë qenë gjithmonë në rendin e ditës, por klubi i Barcelonës do të duhej të bënte një përpjekje ekonomike për ta në një moment të vështirë për arkat e klubit.

Ndërkombëtari spanjol Dani Olmo ka kontratë deri në vitin 2027 pas rinovimit në vitin 2023. Ai mbërriti në klubin gjerman në vitin 2020 nga Dinamo e Zagrebit, basti i tij i suksesshëm dhe i papritur kur u largua nga “La Masia” dhe nënshkroi deri në vitin 2024.

Leipzig, i vetëdijshëm se kishte një ‘diamant’ në radhët e tyre, e rinovuan atë deri në vitin 2027 me përmirësimin pasues dhe një klauzolë prej 60 milionë eurosh. Disa klube të mëdha evropiane janë të interesuara të marrin shërbimet e tij.

Edhe Xavi Simons ka kontratë deri në vitin 2027, por me PSG-në, e cila e huazoi te Leipzig pas një operacioni kompleks të verës. Klubi francez ishte tashmë destinacioni i tij ambicioz në vitin 2019 kur u largua nga “La Masia”, por ai nuk pati prezencën që priste në ekipin e parë. Në vitin 2022, pavarësisht rinisë së tij, në moshën 19-vjeçare ai nënshkroi për PSV Eindhoven.

Aty shpërtheu dhe PSG vendosi të ushtrojë një klauzolë kthimi prej 6 milionë eurosh. Talenti holandez, nga PSV tani ka kaluar te Leipzig. Rafaela Pimienta, e cila së fundmi u takua me Decon dhe kontrollon edhe lojtarë të tjerë të nivelit të lartë, është agjentja e tij. Për ta marrë flitet për një çmim rreth 60 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll