Sport

Zjarri shtyn ndeshjen Southampton-Preston...

Një zjarr shpërtheu rreth stadiumit “St Mary” në Southampton duke detyruar shtyrjen e ndeshjes së Championship që do të zhvillohej këtë të mërkurë kundër Preston.

7 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Zjarri shtyn ndeshjen Southampton-Preston...

ANGLI - Një zjarr këtë të mërkurë, në një magazinë dyqani, që ndodhet përballë stadiumit “St Mary”, ka detyruar shtyrjen e ndeshjes mes Southampton dhe Preston për ditën e 36-të të Kampionatit. BBC raporton se shërbimet e urgjencës u thirrën në zonën e blerjeve ngjitur me stadiumin rreth orës 13:00.

Ende sipas BBC, nuk ka viktima për të raportuar për momentin, përveç një personi që u trajtua, pasi thithi tymrat. Qasja përreth stadiumit u mbyll nga policia. Tymi i zi i dendur ngrihet mbi stadiumin “St Mary”, i prodhuar nga flakët, të cilat rreth njëqind zjarrfikës po përpiqen të shuajnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll