Sport

Guardiola: "Ne do të jemi në garë për trofeun me Realin dhe Bayernin!"

“Para ardhjes sime nuk besuam se mund ta fitonin këtë trofe, por çdo gjë është çështje kohe, një proces duhet respektuar.

7 Mars 2024, 00:30 Nga DOSJA
Guardiola: "Ne do të jemi në garë për trofeun me Realin

ANGLI - Pep Guardiola tashmë po mendon për çerekfinalen dhe tregon se kë konsideron kundërshtarët më të rrezikshëm në Champions League pas eliminimit të Kopenhagenit. 

"Ne jemi në raundin tjetër: jemi ende këtu, në këtë kompeticion. Ishte e vështirë t'i sulmoje, sepse ata janë të organizuar mirë duke luajtur me katër ose pesë mbrojtës," tha ai dhe më pas shtoi: "Para ardhjes sime nuk besuam se mund ta fitonin këtë trofe, por çdo gjë është çështje kohe, një proces duhet respektuar. Drejtuesit e klubit më dhanë kohë, na dhanë kohë. Ne jemi një ekip që besojmë se mund ta bëjmë dhe e bëjmë ashtu si ndodhi vitin e shkuar. Ne po konkurrojmë edhe në këtë edicion për trofeun me skuadra si Real Madrid dhe Bayern Munich. Ne e dimë se me kë do të përballemi, është çështje pritjeje dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhi. I rëndëdsishëm është fakti që për shtatë vite rradhazi kami arritur të kualifikohemi deri në çerekfinale të Champions League,” – pëfundoi trajneri spanjoll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll