Sport

Një lojtar regbie sfidon Kylian Mbappe, për një garë në 100 metra!...

Krahasimet e guximshme mes Kylian Mbappé dhe sprintierit kampion bote Usain Bolt, nuk kanë munguar të ngjallin reagimin e një anësori regbie të “Top 14”!

7 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Një lojtar regbie sfidon Kylian Mbappe, për një garë në

FRANCE - Madosh Tambwe, anësori afrikano-jugor i Union Bordeaux Bègles në regbi, pretendon se është më i shpejtë se Kylian Mbappé, pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse të këtij të fundit kundër Real Sociedad të martën në mbrëmje. 

Ndonëse shpejtësia e Mbappe-së ka shkuar aq larg, sa të provokojë krahasime me Usain Bolt, Tambwe nuk është dukshëm aspak i frikësuar.

Tambwe pretendon se ka vrapuar në 10''61 mbi 100 m

Regbisti në fakt ka reaguar në rrjetet sociale, duke u tallur me parashikimet e BBC-së për paraqitjen e mundshme të Mbappé në një garë 100 metrash. "Kam vrapuar 100 metra në 10"61. Vrapimi në një pistë është ndryshe. Kylian Mbappé, a po e bëjmë garën për t’u testuar?",- publikoi Tambwe.

Kanali britanik vlerëson nga ana e tij, se Mbappé do të arrinte një kohë prej 10"90, i krahasueshëm me rekordin botëror të Usain Bolt (9"58). Tambwe e pa këtë krahasim lajkatar, por përdoruesit e internetit theksuan rëndësinë e kontrollit të topit me këmbë, duke i shtuar një sfidë shtesë shpejtësisë së Mbappé.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll