Sport

Kërcet grushti në NBA! Lojtarë dhe trajnerë, kacafyten me njëri-tjetrin në Jazz vs Bulls...

"Unë ishta në këmbë dhe trajneri vjen dhe më shtyn pa arsye. Mund ta shihni videon... Ai thjesht po më mbronte,"- shpjegoi John Collins (Utah Jazz) pas ndeshjes.

7 Mars 2024, 10:30 Nga DOSJA

Kërcet grushti në NBA! Lojtarë dhe trajnerë, kacafyten me

SHBA - Chicago Bulls mundi Utah Jazz 117-119 në Salt Lake City në një ndeshje që përfundoi në një përleshje të jashtëzakonshme mes lojtarëve të të dy skuadrave... dhe madje edhe trajnerëve.

Kur kishin mbetur 9.3 sekonda në lojë, John Collins (Utah Jazz) iu afrua pankinës së Chicago Bulls dhe pati një shkëmbim fjalësh me Torrey Craig, i cili u fye dhe u nervozua.

Ndihmës trajneri Chris Fleming u përpoq të futej në mes Collins dhe Craig, por përfundoi duke shkëmbyer goditje dhe grushta me lojtarin e Jazz. Në këtë moment tensioni u rrit dhe përleshja u shndërrua në një betejë të ashpër mes dy skuadrave.

"Unë isha në këmbë dhe trajneri vjen dhe më shtyn pa arsye. Mund ta shikoni videon... Unë thjesht po mbroja veten. Unë po qëndroja atje, por ky djali më vendosi parakrahun në gjoks dhe më shtyn prapa. Ai ka nevojë për më shumë vetëkontroll... Kjo ishte e çuditshme,"- denoncoi John Collins për shtypin, duke fajësuar ndihmës trajnerin Chris Fleming për rrëmujën fizike të shkaktuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll