Sport

Real Madrid mes vuajtjesh kalon në çerekfinale, City bën detyrën me Kopenhagenin! - VIDEO

1-1 u mbyll 90 minutëshi duke i dhënë mundësinë Realit të Madridit të kualifikohet më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

6 Mars 2024, 22:53 Nga DOSJA
Real Madrid mes vuajtjesh kalon në çerekfinale, City bën

ANGLI - Manchester City dhe Real Madrid janë dy skuadrat e tjera çerekfinaliste të Champions League. Megjithatë nuk ishte aspak e thjeshtë për madrilenët kualifikimi përballë Liepzig, ashtu si dukej në letër. Skuadra e Ancelotit arriti të kualifikohet falë fitores në ndeshjen e parë, 1-0 pasi në “Bernabeu” nuk shkoi dot më tepër se barazimi 1-1.

Vinicius Jr. zhbllokoi ndeshjen në minutën e 65-të, pasi një 45-minutëshi të parë të vakët dhe pa gola. Megjithatë festa e 'Merenges' zgjati pak, pasi 3 minuta më pas Orban barazoi shifrat në 1-1 dhe kështu u mbyll 90-minutshi, duke i dhënë mundësinë Realit të Madridit të kualifikohet më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Ndërkohë që krejt e kundërta ndodhi me kampionët e Europës në fuqi të Manchester Cityt, përballë Kopenhagenit. Pasi kishin fituar ndeshjen e parë në Danimarkë me shifrat 3-1, dukej që kualifikimi do të ishte formalitet për ta dhe ashtu ndodhi.

Që në pjesën e parë 'Qytetarët' shënuan 3 herë, duke filluar nga minuta e pestë me Akanxhi, Alvarez në minutën e 9-të dhe Haland në mbylljen e 45 minutave, ndërkohë që Eljonusi ngushtoi përkohësisht diferencën e shifrave të humbjes me golin e tij që rezultoi i vetmi për Kopenhagenin deri në fund.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll