Sport

Trajneri Ancelotti: “Fishkëllimat janë të merituar, mund të kemi në skuadër edhe Courtois dhe Militao në çerekfinale”…

Pas paraqitjes zhgënjyese të Real Madridit të mërkurën në mbrëmje kundër Leipzig (1-1), Carlo Ancelotti foli në një konferencë për shtyp për atë që sipas tij nuk funksionoi, por edhe rikthimet e shumëpritura të dy lojtarëve të rëndësishëm.

7 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA

Trajneri Ancelotti: “Fishkëllimat janë të merituar, mund

SPANJE - Pas kualifikimit të skuadrës së tij kundër Leipzigut (1-1, 1-0 në ndeshjen e parë), Carlo Ancelotti u paraqit në një konferencë për shtyp të mërkurën në mbrëmje për të analizuar takimin, i dhimbshëm për skuadrën e tij që ia vështirësoi detyrën. Trajneri italian pranoi se Real Madridi kishte “luajtur keq” dhe se “vuajti shumë”, pa e fshehur se “është shumë i lumtur”.

“Nëse do të na kishin thënë në fillim të sezonit për epërsinë e 7 pikëve në La Liga dhe çerekfinalet e Champions League, do të kishim nënshkruar”,- shtoi Ancelotti. Por ne duhet të jemi vetëkritikë. Në presing, intensitet... Ndoshta kam gabuar edhe 11-shen startuese”.

“Fishkëllimat janë të merituar”

Carlo Ancelotti iu rikthye fishkëllimave të publikut, i zhgënjyer nga performanca e ‘Merengue’: “Kur kritika është e merituar, duhet ta pranosh. Sot ishte e merituar. Këto fishkëllima janë të merituara. Është e nevojshme të kesh një audiencë kërkuese si kjo”.

Tekniku më në fund përmendi dëmtimet, që po dëmtojnë mbrojtjen e tij dhe siguroi se Thibaut Courtois dhe Eder Militao, të dy viktima të këputjes së ligamenteve të kryqëzuara verën e kaluar,"- mund të kthehen në çerekfinale".

Të mërkurën kundër Leipzigut, Andreï Lunin, si për disa javë, zëvendësoi portierin belg në portë dhe ishte Nacho Fernandez, rrota e përjetshme rezervë, ai që mbështeti Antonio Rüdiger në mbrojtjen qendrore. David Alaba, gjithashtu viktimë e një këputjeje të ligamentit kryqëzor në fund të vitit të kaluar, nuk do të luajë më këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll