Politike

"Nuk është shkelur statuti"/ Noka: Zgjedhja e nënkryetarëve të PD është demokratike, situata ishte e jashtëzakonshme

Noka u shpreh se është realizuar një mbledhje e cila ka zgjatur 3 orë për të nxjerrë nënkryetarët, duke thënë se kjo tregon demokraci

6 Mars 2024, 22:38 Nga S.N
"Nuk është shkelur statuti"/ Noka: Zgjedhja e
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se emërimi i 2 nënkryetarëve është bërë në një situatë të jashtëzakoshme. Duke folur për emsionin “Open” në News24  Noka tha se gjithçka ka kaluar më votë të demokratëve.

Ai u shpreh se është realizuar një mbledhje e cila ka zgjatur 3 orë për të nxjerrë nënkryetarët, duke thënë se kjo tregon demokraci. 

Pjesë nga deklarata:

Në situata të jashtëzakonshme merren masa të jashtëzakonshme duke i bazuar te statuti dhe vota. Një nga vlerat e kësaj partie është demokracia e brendshme. Gjithçka ka kaluar në votë të demokratëve, nuk është demokraci të bësh mbledhje 3 orë për të nxjerrë këtë?

Më gjeni një nen të statutit të shkelur. Ukraina është në luftë dhe ka marrë masa të jashtëzakonshme. Edhe ne kemi marrë masa të tilla konform statutit dhe votës. Anëtarët janë të zgjedhur me votë nga demokratët. Kjo është vota. Për asnjë moment asnjë nga drejtuesit e zgjedhur dje në Kryesi janë pa votë. Nuk më barazon dot me Ramën!

 

flamur noka pd

Sondazh

Poll