Sport

Nuk kanë fund “çmenduritë” e Balotellit, ndez kapsolla në dhomën e zhveshjes së ekipit! – VIDEO!

Balotelli është aktualisht pjesë e Super Ligës Turke me klubin Adana Demirspor, dhe është parë duke ndezur një kapsoll për të trembur shokët e tij, ndërkohë që vetë ka mbuluar veshët për të zbutur zhurmën.

6 Mars 2024, 21:32 Nga DOSJA
Nuk kanë fund “çmenduritë” e Balotellit, ndez

TURQI - Një video e Mario Balotellit duke ndezur kapsolla në dhomën e zhveshjes së ekipit të tij po bëhet virale në rrjetet sociale. I njohur për disa akte të çuditshme si brenda dhe jashtë fushës së futbollit, duket se ish- ylli i Mançester Sitit, Interit apo Milanit, vazhdon përsëri me “çmenduritë” e tij të vjetra dhe këtë herë është parë duke bërë shaka me bashkëlojtarët e tij të rinj. 

Balotelli është aktualisht pjesë e Super Ligës Turke me klubin Adana Demirspor, dhe është parë duke ndezur një kapsoll për të trembur shokët e tij, ndërkohë që vetë ka mbuluar veshët për të zbutur zhurmën. 

Një anëtar i ekipit dukej se nuk e vuri re gjurmën e tymit që ndiqte zhurmën nëpër dhomë dhe mbeti i befasuar nga, ndërkohë më pas u pa duke u kthyer për të dhënë një vështrim habie në drejtim të Balotellit – me italianin që dukej se qeshte me vete. 

Gjatë viteve, Balotelli ka habitur audiencën me një sërë aktesh të çmendura si brenda dhe jashtë fushës. Në vitin 2011, italiani ishte në qendër të një incidenti famëkeq ku rezidenca e tij me qira prej 3 milionë stërlinëshe në Cheshire u dogj sepse sipas një miku të tij, futbollisti kishte ndezur fishekzjarrë në banjë.

Balotelli shpëtoi i padëmtuar pasi iku nga zjarri në orën 1:00 të mëngjesit, vetëm 36 orë përpara se ai dhe shokët e tij të skuadrës të përballeshin me rivalët e qytetit, Manchester United në Old Trafford. Më pas ai u shfaq në një fushatë për sigurinë e fishekzjarreve përpara natës së zjarrit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll