U betua tek noterja, Arta Vorpsi bën lëvizjen e papritur, kërkesë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese
15 Nëntor 2019, 13:57Nga DOSJA
TIRANË– Pasi u betua ditën e djeshme tek noterja Miranda Xhemalçe, sot Arta Vorpsi ka ndërmarrë një tjetër hap me qëllim njohjen e mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Mësohet se Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë i është drejtuar Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës, si edhe Fiona Papajorgjit, përmes së cilës Vorpsi kërkon prej tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e gjykatës Kushtetuese, me votë të parlamentit.
Arta Vorpsi ka deklaruar se mandatin e kam marrë me ligj.
“ I jam drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese dhe drejtueses se saj dhe po pres fillimin edhe administrativisht të marrëdhënieve të punës.”
Ditën e djeshme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës, ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Mbrojtja e Redjan Rrajës, 34-vjeçarit të akuzuar si njëri nga atentatorët e 1 nëntorit 2019, ku në mbikalimin e Shkozetit, mbeti i vrarë sho...
Tiranë- Nga policia është arrestuar “mashtruesja” 33-vjeçare Amarilda Leka, pasi mashtroi një qytetar, duke i marrë 50 mijë euro, me premtimine se do e ...
TIRANË- Një fenomen i frikshëm, që sa vjen dhe bëhet më shqetësues në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante. Zënkat në gjimnaze apo...
GJIROKASTËR–Mësuesi Neshat Tepelena është dënuar me 3.6 vite burg pasi u akuzua për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje 11-vjeçare ë cilën e puthi në...
Tiranë- Për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese mes gjykatëseve, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllarin pritet që ky institucion të nxjerrë një njoftim zyrtar...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur emrat e katër të arrestuarve të cilët tentuan të vrisnin Inez Hajrullën, në muajin maj të këtij viti. Mësohet se në pranga kanë...
TIRANË– Ambasadori Britanik Norman Duncan u shpreh se Shqipëria po bën hapa para me implementimin e sistemit ’41 bis’.I pranishëm në konferencën e përbashk...
TIRANË– E pranishme në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonan, përfaqësuesja e OBDAT Michele Lakomy ka deklaruar se Shq...