Aktualitet

Emrat/ Tentuan ta vrisnin me kallashnikov, arrestohen katër atentatorët e Inez Hajrullës

15 Nëntor 2019, 11:57 Nga DOSJA
Emrat/ Tentuan ta vrisnin me kallashnikov, arrestohen katër

VLORË– Katër persona kanë rënë pranga si autorë  të  atentatit të ndodhur në muajin maj të këij viti ndaj 27-vjeçarit Inez Hajrualla. Pas gjashtë muajsh hetime, policia e Vlorës ka prganizuar operacionin “Gjurmimi” dhe ka vënë në pranga katër autorët e identifikuar si:

Daut Elmazi
Albano Goxhaj
Dejvison Serjani
Ardjan Ahmeti

Katër të arrestuarit kanë qenë së bashku në momentin që kanë sulmuar me kallshnikov Hajrullën që ndodhej në lokalin pranë Lungomares, që është në pronësi të të ndjerit Edison Harizaj.

Si pasojë e plumbave, mbeti i plagosur kalimtari Dajko Cenomemaj pasi mori një plumb në këmbë. Ngjarja ndodhi paraditen e 10 majit dhe terrorizoi të gjithë banorët e Lungomares.

Hajrulla ishte në një lokal me emrin “Oslo” në Vlorë nën shoqërinë e mikut të tij Ervis Matodashaj, teka katër të arrestuarit e sotëm kanë qëlluar me armë drejt tyre me qëllim për të vrarë Inez Hajrullën.

Autorët ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe në kokë mbanin maska. Pamjet filmike të sekuestruara nga lokalet në Vlorë evidentuan se mjeti “Land Rover”, afrohej dhe lëvizte në shëtitoren “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit, ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person. Pikërisht në këtë moment nga pamjet filmike duket që gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap.

Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrullën, i cili shfaqet në pamjet filmike duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”. Por më pas armën ia merr nga dora Ervis Matodashaj. Dy të rinjtë u vunë në pranga pas kësaj ngjarjeje, por Hajrulla shpëtoi pasi arma që kishte përdorur ishte difektoze dhe nuk ishte në gjendje të nxirrte predha. Kjo ekspertizë e liroi nga qelia.

Inez Hajrulla është një person i njohur për botën e krimit në Vlorë. Vteëm para dy vitesh, në vitin 2017, Hajrulla mbeti i paralizuar pas një sulmi me tritol që i bënë në makinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano goxhaj ardjan ahmeti daut elmazi dejvison serjani inez hajrulla lirohet inez hajrulla albano goxhaj ardjan ahmeti daut elmazi dejvison serjani inez hajrulla lirohet inez hajrulla

Sondazh

Poll