Aktualitet

Lufta kundër krimit të organizuar, Duncan: Shqipëria po bën hapa para(VD)

15 Nëntor 2019, 11:26 Nga DOSJA
Lufta kundër krimit të organizuar, Duncan: Shqipëria po bën

TIRANË– Ambasadori Britanik Norman Duncan u shpreh se Shqipëria po bën hapa para me implementimin e sistemit ’41 bis’.

I pranishëm në konferencën e përbashkët me ministren e drejtësisë Etilda Gjonajn, Duncan tha se puna ë bërë pritet të japë rezultate, duke filluar nga brenda burgjeve, pasi aty fshihen kriminelë që drejtojnë grupet e tyre.

“Shqipëria po bën hapa para me implementimin e sistemit ’41 bis’. Rezutatet e para pritet të shihen në burgje duke përgjuar bisedat e të dënuarve dhe duke bllokuar komunikimet e tyre. Burgjet kanë kriminelë të një niveli të lartë. Ne e dimë që disa nga këta kriminelë kanë drejtuar grupet kriminale nga brenda dyerve të burgjeve. Lufta kundër krimit është në qendër të punës së ministrisë së drejtësisë dhe drejtorisë së përgjithshme të burgjeve,”- tha Duncan ndër të tjera.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka pritur sot Prokurorin e Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero De Raho. Gjonaj foli për masat e ndërmarra nga drejtëisa shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe për bashkëpunimin me shtetin italian. Të pranishëm në konferencë ishin edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, përfaqësuesja e OBDAT Michele Lakomy, Ambasadori Britanik Norman Duncan, ambsadaroi Luigi Soreca.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e drejtesise konference 15 nentor 2019 norman duncan ministria e drejtesise konference 15 nentor 2019 norman duncan

Sondazh

Poll