Aktualitet

Grushta e çanta kokës, sherri në mes të rrugës i gjimnazistëve të ‘Ismail Qemalit’ me një jashtëshkollor (VIDEO)

15 Nëntor 2019, 12:53 Nga DOSJA
Grushta e çanta kokës, sherri në mes të rrugës i

TIRANË- Një fenomen i frikshëm, që sa vjen dhe bëhet më shqetësues në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante.
Zënkat në gjimnaze apo universitete, nuk po marrin njëherë e mirë zgjidhje, por janë ndër rastet më të shpeshta që dëgjojmë vazhdimisht në Shqipëri.
Së fundmi një ngjarje e tillë ka ndodhur pranë gjimnazit Ismail Qemali, këtu në Kryeqytet ku një i ri ka goditur rëndë me grushta një gjimnazist.

Rasti në fjalë është bërë me dije nga një denoncues për JOQ”, i cili ka arritur të xhirojë një video ku një grup me nxënësit e shkollës Ismail Qemali janë rrahur me një tjetër të ri i cili nuk është pjesë e kësaj shkolle, thotë denoncuesi.

Zënka ka nisur jashtë shkollës, ku grupi i gjimnazistëve kanë nisur të godasin të riun pasi kanë debatuar më parë.

Plas keq grushti ndaj gjimnazistëve të “Ismail Qemalit”, shkelma dhe çanta kokës nga i riu jashtë shkollës on Vidnews.

Gjatë përleshjes i riu ka qëlluar rëndë me grushta njërin prej gjimnazistëve të grupit, duke e rrëzuar përtokë menjëherë. E pas këtij momenti tënxeh të i gjithë grupi i është kthyer të riut e më pas kanë qenë edhe qytetarët ata që kanë qetësuar situatën mes tyre.

“Afer shkolles ismail qemali sot ne oren 12.Ai tullaci nuk eshte i shkolles, ndersa ata jane gjimnaziste”-ka shkruar qytetari krahas videos që ka dërguar.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ismail qemali sherri i gjimnazisteve ismail qemali sherri i gjimnazisteve

Sondazh

Poll