Aktualitet

Mbajti nxënësen 11-vjeçare në klasë dhe e puthi në buzë, dënohet me burg mësuesi Neshat Tepelena (Vendimi)

15 Nëntor 2019, 11:50 Nga DOSJA

GJIROKASTËR–Mësuesi Neshat Tepelena është dënuar me 3.6 vite burg pasi u akuzua për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje 11-vjeçare ë cilën e puthi në buzë. Vendimi u mor gjatë senacës së zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Gjirkastrës ndaj 62-vjeçarit që suhtronte profesionin e tij si mësues në fshatin Kalasë të Delvinës.

Kryesuesi i seancës Albert Spiro bëri me dije vendimin e dhënë për Tepelenën, i cili u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj nxënëses së mitur që vijonte mësimet në të njëtën shkollë ku edhe mësuesi punonte.

Ngjarja ka ndodhur në muajin prill të vitit 2018. Në seancat gjyqësore të mëparshmë mësuesi është vënë përballë ish-nxënëses së tij, të cilën e puthi në buzë.

Ka qenë nëna e vajzës e cila ka ngritur këtë hqetësimin, pasi e vogla i ka treguar se profesori e kishte puthur në buzë. Më pas gjyshërit e nxënëses denoncuan ngjarjen në polici. Në dëshminë e saj 11-vjeçarja tregonte se mësuesi e kishte mbajtur veçmas në klasë dhe e kishte puthur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohe me 3.6 vite burg mesuesi neshat tepelena neshat tepelena denohe me 3.6 vite burg mesuesi neshat tepelena neshat tepelena

Sondazh

Poll