Iu këpuste varset e floririt nga qafa qytetarëve, arrestohet skifteri në Fier
15 Nëntor 2019, 12:35Nga DOSJA
Fier- Nga Policia në Fier është arrestuar një 24-vjeçar me iniciale E.B pasi vidhte varëse floriri. Sipas Policisë me anë të forcën 24-vjeçari iu këpuste varësen nga qafa qytetarëve.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë, Fier
Operacion nga Komisariati i Policisë Lushnje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Gold”.
Vodhi me dhunë varëset nga qafa 5 shtetaseve, Policia kap dhe ndalon autorin e dyshuar.
Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të varëseve nga qafa me dhunë të ndodhura në Fier dhe Lushnje, policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar.
Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë, u finalizua operacioni i koduar “Gold” ku në përfundim të tij u bë ndalimi i shtetasit:
E.B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.
Konkretisht specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dokumentuan këto 2 ngjarje:
•Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.
•Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H dhe është larguar me vrap.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.
Konkretisht:
•Në datën 03.09.2019 në lagjen “Liri Gero” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.
•Në datën 29.10.2019, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.
•Në datën 31.10.2019, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese mes gjykatëseve, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllarin pritet që ky institucion të nxjerrë një njoftim zyrtar...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur emrat e katër të arrestuarve të cilët tentuan të vrisnin Inez Hajrullën, në muajin maj të këtij viti. Mësohet se në pranga kanë...
TIRANË– Ambasadori Britanik Norman Duncan u shpreh se Shqipëria po bën hapa para me implementimin e sistemit ’41 bis’.I pranishëm në konferencën e përbashk...
TIRANË– E pranishme në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonan, përfaqësuesja e OBDAT Michele Lakomy ka deklaruar se Shq...
ITALI-Një 26-vjecar, shqiptar, ka humbur jetën në një aksident të rëndë, i cili ndodhi në Monza të Italisë.Mediat italiane raportojne se dy makina, një “L...
Tiranë- Analisti Mustafa Nano ka treguar disa nga rrëfimet e tij në librin “Si e kam njohur…” . Ndër personazhet është edhe Edi Rama, të cilit i kujton edhe nj...
TIRANË– Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ishte i pranishëm në konferencën për mediat që mbajti sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në bashkëpunim me pr...
SHQIPËRI– Ndryshime të mëdha kanë ndodhur në doganën shqiptare. Dsja.al mëson se është shkarkuar zv drejtori Përgjithshëm Administrati Artan Sulejmani. Bur...
KUKËS– Policia e Kukësit ka kapur 15 klandestinë, të cilët po tentonin të kalonin për në Kosovë.Mësohet se klandestinët me shtetësi kurde dhe siriane...