Aktualitet

Ra nga kati i shtatë i pallatit/ 3-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën, nëna: Ndodhi aksidentalisht

Ajo u transportua mbrëmë drejt spitalit të Traumës ndërsa sot gjendja e saj paraqitet më e mirë. Vogëlushja ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

6 Mars 2024, 11:43 Nga N.F
Ra nga kati i shtatë i pallatit/ 3-vjeçarja jashtë rrezikut
Pamje nga pallati

DURRËS- Vajza 3-vjeçare e cila u rrëzua mbremjen e djeshme nga kati i shtatë i një pallati në Durrës mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ajo u transportua mbrëmë drejt spitalit të Traumës ndërsa sot gjendja e saj paraqitet më e mirë. Vogëlushja ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë nëna e saj ka thënë se ngjarja ndodhi për një moment kur ajo shkëputi vëmendjen nga fëmija.

"Nuk kam çfarë sqaroj, asnjë nënë s’do t’i ndodhë kjo, po kujdesesha për vajzën e vogël, një moment s’e kisha mendjen dhe ndodhi, tani është mirë, në gjumë nga lodhja dhe ilaçet"- tha nëna.

Fëmija ra nga lartësia teksa ndodhej në ballkon me prindërit e saj. Sipas policisë vendore, ngjarja ka qenë aksidentale. Në një moment vogëlushja është shkëputur nga prindërit dhe ka rënë nga ballkoni i apartamentit. Tenda e një dyqani në katin e parë të godinës ka zbutur forcën rënëse të trupit nga lartësia që më pas ra në arkat me fruta e perime.

durres spitali i traumes

Sondazh

Poll