Aktualitet

Sherri me armë dhe sëpatë mes vëllezërve në Lushnje, 57-vjeçari dërgohet drejt spitalit të Traumës

Mësohet se 57-vjeçari, Haziz Musai i cili u plagos paraditen e sotme nga vëllai i tij, Nazif Musai është nisur drejt spitalit të Traumës.

6 Mars 2024, 09:49 Nga N.F
Sherri me armë dhe sëpatë mes vëllezërve në
Pamej nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve në Lushnje. Mësohet se 57-vjeçari, Haziz Musai i cili u plagos paraditen e sotme nga vëllai i tij, Nazif Musai është nisur drejt spitalit të Traumës.

Mësohet se ai është në gjendje të rëndë nga plagët e marra nga të shtënat me armë nga vëllai i saj. Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar pas një konflikti për motive pronësie ku 77-vjeçari ka plagosur me armë të vëllain ndërsa më pas 57-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e goditur me sëpatë. 77-vjeçari ka marrë plagë në krah e këmbë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes.

haziz musai nazif musai

Sondazh

Poll