Aktualitet

Princ Leka dhunohet nga ish-bashkëshortja e tij dhe babai i saj, bën denoncim dhe kërkon urdhër mbrojtje

Sipas raportimeve, Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton me mamanë e saj dhe familjen, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhune fizike ndaj tij.

6 Mars 2024, 11:38 Nga r.ll
Princ Leka dhunohet nga ish-bashkëshortja e tij dhe babai i saj, bën
elia zaharia dhe princ leka

TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Sipas raportimeve, Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj dhe familjen, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhune fizike ndaj tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.

Pas konfliktit fizik mes tyre, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjithashtu raportohet se princi është paraqitur në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë sipas informacioneve edhe Elia Zaharia ka bërë kallëzim ndaj princit dhe ka kërkuar gjithashtu urdhër mbrojtjeje.

princ leka elia zaharia

Sondazh

Poll